Categories: LajmePolitika

ASH: Z. Mexhiti, mos luaj rolin e të pafajshmit – ishe pjesë aktive e regjistrimit që sot e denoncon!

Procesi i regjistrimit të popullsisë i vitit 2021 është aktualizuar sërish, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pjesën e metodologjisë që ndante popullatën në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”. Në qendër të kësaj zhurme politike është ish-funksionari i lartë i BDI-së, Izet Mexhiti, i cili po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë politike për atë që vetë e mbështeti dhe e votoi.

Për ironi të fatit, Izet Mexhiti, që në vitin 2021 ishte nënkryetar i BDI-së, sot mundohet ta paraqesë veten si politikan i pastër dhe i padëmtuar, gati sikur ka zbritur para një viti nga qielli, duke harruar rolin që ka luajtur për dy dekada në keqqeverisjen shqiptare.

Si mund të flasë për manipulim, ai që e votoi vetë Ligjin e Regjistrimit?
Mexhiti ka qenë pjesë aktive e të gjitha vendimeve që kanë dëmtuar shqiptarët në këtë vend, duke nisur nga keqmenaxhimi tre mandatësh në Komunën e Çairit, deri te pozicioni si deputet dhe funksionar i BDI-së, ku aprovoi edhe vendimin që përjashtoi mbi 300 mijë shqiptarë nga diaspora.

Sot, me dosje të trashë për kriminalitet urbanistik, të përmendura edhe nga vetë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, z. Mexhiti bën rolin e politikanit të çiltër dhe të reformuar. Por publiku e di mirë se “Grupi i Zjarrit” ishte vetëm një rikoshet politik i atyre që për 20 vite sunduan dhe u identifikuan si funksionarë të përjetshëm, jo reformatorë.

Habia më e madhe është se narrativa e Mexhitit për regjistrimin është e sinkronizuar me atë të Hristijan Mickoskit, i cili si vendim i parë si kryeministër nënshkroi përjashtimin e diasporës shqiptare nga përllogaritjet zyrtare. Kjo është goditja më e rëndë për përfaqësimin real të shqiptarëve, që nga pavarësia e shtetit.

Z. Mexhiti, shqiptarët nuk janë 24.3% – ata janë më shumë se 29.5%. Nëse nuk jeni në gjendje të mbroni interesin kombëtar shqiptar, të paktën mos e shërbeni agjendën politike të atyre që shqiptarët i shohin si qytetarë të dorës së dytë.

Ju dhe grupi juaj sot nuk keni as fuqi politike, as legjitimitet popullor. Kjo është arsyeja pse partnerët tuaj maqedonas në qeveri nuk ju konsiderojnë si faktor relevant, por vetëm si dekor për të mbuluar agjenda që dëmtojnë shqiptarët në heshtje.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për maturi dhe përgjegjësi politike. Regjistrimi i vitit 2021 nuk është një çështje e së kaluarës, por themeli mbi të cilin ndërtohet përfaqësimi i shqiptarëve për dekadat e ardhshme. Çdo përpjekje për ta zhbërë këtë të vërtetë do të ketë përballë forcat e vërteta politike shqiptare, jo figurat që i kanë shërbyer çdo pushteti, veç interesit të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

2 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

6 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

7 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

7 hours ago