Categories: LajmePolitika

ASH: “Vlenizimi” i hiseve të kazinove (Pjesa X) – FLEN, të humbur në orbitën e VMRO-DPMNE-së – Ligji për bixhozin i gatuar, gati për miratim

Grupimi politik FLEN, i zhytur në konfuzion dhe i kapluar nga apatia politike, të hënën deklaroi se beteja e tyre është për mbylljen e kazinove dhe mbrojtjen e familjeve. Aleanca për Shqiptarët ua bën me dije se kjo është një betejë e humbur, sepse ligji i ri për lojërat e fatit, i përgatitur nga VMRO-DPMNE, tashmë është gati dhe shumë shpejt do të kalojë në procedurat për miratim.

FLEN, një herë tjetër, mashtron opinionin publik, duke pretenduar se po lufton industrinë e bixhozit. Në realitet, projektligji i ri vetëm sa e fuqizon dhe e zyrtarizon më tej industrinë e bixhozit dhe të lojërave të fatit online. Ky grupim vazhdon të flejë, ndërsa VMRO-DPMNE përgatit ligjet dhe ua servon si “akt të kryer” për votim.

Sipas projektligjit të ri licencat për operatorët online do të vazhdojnë të jepen për periudha 6-vjeçare, njësoj si më parë, duke konfirmuar mungesën e çdo vullneti për ndalim apo kufizim të këtij aktiviteti të dëmshëm.

Në vend të ndalimit të kësaj industrie, ligji po krijon një sistem të mbyllur dhe monopolizues, që favorizon kompani të lidhura me pushtetin dhe ngre dyshime të forta për përfitime të fshehura nga njerëz afër strukturave qeveritare.

Në vend të mbrojtjes së qytetarëve, veçanërisht të miturve dhe atyre me varësi të mundshme, shteti po merr rolin e garantuesit të një industrie me pasoja të rënda sociale.

Projektligji shkon edhe më tej, lejon forma të reja të marketingut dixhital dhe reklamave, në një kohë kur mungojnë plotësisht mekanizmat e pavarur për monitorim dhe kontroll të abuzimeve, si dhe e prezanton industrinë e bixhozit si burim për rritje të të hyrave fiskale, pa asnjë vizion për mbrojtje sociale apo shëndetësore.

Në vend që të kishte ndjekur praktikat më të mira evropiane – si ndalimi i reklamave agresive, kufizimi i aksesit për të miturit, vendosja e limiteve të shpenzimeve apo bashkëpunimi me organizata të shëndetit publik – Maqedonia e Veriut po lehtëson zhvillimin e industrisë së bixhozit në emër të dixhitalizimit dhe formalizimit.

Ky projektligj nuk është një reformë për qytetarët, por një akt politik që e shndërron varësinë nga bixhozi në burim të ardhurash për shtetin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin.

FLEN, i paralizuar nga ethet e ditëve të para në pushtet, nuk ka as rol, as ndikim, e as zë në këtë proces. Ato që Aleanca për Shqiptarët i ka denoncuar me kohë, shumë shpejt do të konfirmohen publikisht – kur Qeveria e re ta procedojë ligjin në Kuvend për miratim.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

26 seconds ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

1 hour ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

1 hour ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

2 hours ago

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj…

4 hours ago

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

5 hours ago