Categories: LajmePolitika

ASH: VLEN të kërkojë fajin te VMRO, ZNAM dhe partia serbe, jo te opozita shqiptare

Aleanca për Shqiptarët thekson se e keqja e VLEN-it nuk është opozita shqiptare dhe Aleanca për Shqiptarët, por partnerët e tyre qeveritarë – VMRO-DPMNE, ZNAM dhe Partia Demokratike Serbe e Ivan Stoilkoviçit.

Me politikat e tyre antishqiptare, këta partnerë po e përdorin dhe po e eksploatojnë VLEN-in përditë, duke e nxjerrë keq para syve të shqiptarëve. Diskriminimi dhe degradimi i shqiptarëve në çdo instancë ndodh hapur, para dhe pas syve të zyrtarëve të VLEN-it, dhe për këtë përgjegjësia nuk mund t’i faturohet opozitës shqiptare.

VLEN duhet të ndalë së sjelluri si opozitë, duke u amnistuar nga mëkatet e kësaj qeverie. E keqja e tyre ka emër – VMRO-DPMNE dhe partnerët qeveritarë – dhe fajin duhet ta kërkojnë aty, si dhe te zyrtarët e vet që po legjitimojnë politikat revanshiste ndaj shqiptarëve nga tutori i tyre, Hristijan Mickoski.

VLEN bën mirë të marrë shembull nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari Arben Taravari dhe sa më parë të tërhiqet nga kjo qeveri ekstreme ndaj shqiptarëve. Përndryshe, përgjegjësia bie mbi ta dhe askush nuk do t’i amnistojë.

Aleanca për Shqiptarët nuk ka asnjë faj që kjo qeveri për çdo ditë ndërmerr hapa për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nënçmimin e shqiptarëve. Sa më shpejt VLEN ta kuptojë këtë, aq më lehtë do ta ketë të dalë para qytetarëve shqiptarë për të kërkuar falje.

Nëse vazhdohet me rrënimin e çdo arritjeje të shqiptarëve nga kjo qeveri, atëherë as falja nuk do të ketë më vlerë.

Prandaj, VLEN duhet t’i kthehet popullit dhe të mos merret me shpifje e sulme ndaj opozitës shqiptare, sepse shqiptarët presin përgjegjësi dhe vizion, jo arsyetime për të qëndruar një ditë më tepër në pushtet. Tetori është afër dhe alarmi për ardhmërinë politike të VLEN-it është real.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

7 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

8 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

8 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

10 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

10 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

11 hours ago