Categories: LajmePolitika

ASH: VLEN-i e pranon vetë – Jo 2.500 punësime, por vetëm propagandë!

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët – Arben Taravari

VLEN-i premtoi 2.500 punësime për shqiptarët gjatë muajit korrik. Sot jemi në mesin e këtij muaji dhe e vërteta është se numri i përgjithshëm i punësimeve të shqiptarëve që prej hyrjes në qeveri nuk i kalon as 300 – shifër që e pohojnë vetë përmes propagandës së tyre.

Reklama është kthyer në demaskim për porositësit e saj.

Ky është realiteti i hidhur i pjesëmarrjes së VLEN-it në Qeveri: pushtet vetëm për të punësuar të afërmit e tyre dhe jo për të avancuar shqiptarët.

Së fundmi, në Agjencinë për Siguri Kombëtare, raporti i punësimeve është 40:1 në favor të maqedonasve. I vetmi shqiptar i punësuar është familjar i njërit prej krerëve të VLEN-it – një skemë që u pa edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku vendi i vetëm për shqiptarë përfundoi sërish te rrethi i ngushtë i Arben Fetait.

Po kështu, të gjitha punësimet kalojnë në filtrin e VMRO-DPMNE-së, ku pa “aminin” e tyre nuk kalon as edhe një emër për vend pune. Ky është pushteti i vërtetë i VLEN-it – përkthyes i sukseseve të VMRO-së dhe shpërndarës të kumtesave të tyre, me përkthin shqip.

Më shumë se kaq, propaganda e VLEN-it për punësime ka rënë në grackën e vet. Jo vetëm që nuk kanë realizuar 2.500 punësime, por kanë bërë edhe lapsus qesharakë duke paraqitur punësimet e VMRO-së si “punësime për shqiptarët”.

Edhe ato pak vende pune që janë realizuar, janë rezervuar për rrethin e ngushtë të drejtuesve të tyre, ndërsa anëtari i thjeshtë i VLEN-it, simpatizuesi i zhgënjyer dhe qytetari i ndershëm shqiptar, nuk është as në rend dite, as në listën e famshme prioritare.

VLEN-i nuk është zë për shqiptarët. Ai është veçse një zëdhënës i sistemit të diskriminimit për shqiptarët, i cili mban gjallë padrejtësitë me fasadën e përfaqësimit.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i denjë i shqiptarëve të lënë anash, të përjashtuarve dhe të tradhtuarve nga përfaqësuesit e rremë të VLEN-it.

Mos e pyet – të tregon vetë! Mashtrimi është bërë publik, e përpjekja për ta mbuluar me propagandë, vetëm sa e zbulon më shumë.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

8 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

9 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

10 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

12 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

12 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

13 hours ago