Categories: LajmePolitika

ASH: VLEN dështoi me Kushtetutën e re – Bllokadë në rrugën drejt BE-së

Subjektet politike të koalicionit VLEN, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, u zotuan se do të respektojnë ligjin dhe kushtetutshmërinë në Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shpallën se kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe nuk i pasqyron realitetet politike, sociale e etnike të vendit.

Premtuan se brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes do të nisin ndryshimet kushtetuese, për të ndërtuar një dokument të ri, më demokratik dhe modern, që do ta ridefinonte vendin si shtet të barabartë të dy bashkësive shumicë, me të drejta të garantuara për të gjitha komunitetet tjera, sipas praktikave më të mira të Bashkimit Evropian.

Ky ishte premtimi madhor me të cilin VLEN e justifikoi pjesëmarrjen në qeveri, duke e paraqitur atë si hapin vendimtar për integrimin e vendit në BE.

Pas gati një vit e gjysmë qeverisje, çfarë ndodhi? Asgjë. Ndryshimet kushtetuese nuk ndodhën. Deri më sot, procesi ka mbetur vetëm fjalë, ndërsa rruga e vendit drejt BE-së është bllokuar edhe më shumë.

Prandaj, çdo ditë po dëshmohet se Aleanca për Shqiptarët kishte të drejtë kur mori vendimin për të braktisur këtë qeveri, e cila u tregua antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

2 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

2 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

6 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

6 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

7 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

7 hours ago