Categories: LajmePolitika

ASH: Vazhdojnë punësimet monoetnike – Zero shqiptarë” – modeli i VMRO-së, heshtja e VLEN-it për 2.500 punësimet e premtuara

Aleanca për Shqiptarët dënon trendin e vazhdueshëm diskriminues në institucionet shtetërore, ku shqiptarët përjashtohen sistematikisht nga punësimi dhe avancimi, ndërsa grupimi VLEN vazhdon të heshtë si pjesë e këtij makinerie përjashtuese.

Vetëm në ditën e para të gushtit, shembujt flasin vetë, në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, bilanci i avancimeve dhe punësimeve të fundit është 25 maqedonas dhe 0 shqiptarë, kurse në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, u punësuan 20 maqedonas dhe 0 shqiptarë.

Ky është bilanci real i “përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” që propagandon kjo qeveri, ndërsa VLEN, në vend që të reagojë, qëndron i ngujuar në heshtje përballë padrejtësive, nga frika se mos i hapen dosjet e mbajtura në sirtaret e Mickoskit.

Kjo nuk është vetëm padrejtësi – është një strategji sistematike për dobësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Dhe është një shkelje e rëndë e frymës kushtetuese për barazi etnike.

Për më tepër, janë ende të freskëta premtimet boshe për 2.500 punësime për shqiptarët, të cilat VLEN i promovoi si “fitore historike” gjatë formimit të qeverisë. Sot, kur shifrat e punësimeve tregojnë zero shqiptarë, del qartë se gjithçka ka qenë vetëm një mashtrim për konsum elektoral dhe një tjetër akt nënshtrimi ndaj qendrës së pushtetit.

Grupimi VLEN ka zgjedhur ta mbrojë veten në vend të qytetarëve shqiptarë, të ruajë karriget dhe lirinë personale në vend të interesit kolektiv. Të panikosur nga sondazhet, të demaskuar nga skandalet korruptive dhe të shantazhuar nga dosjet kriminale, sot ata janë kthyer në zëdhënës të heshtur të pushtetit që punëson vetëm maqedonas.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo përjashtim etnik në punësim do të dokumentohet, do të denoncohet dhe do të shërbejë si provë për regresin demokratik që po kalon shteti nën qeverisjen aktuale.

Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Kemi kontribuar për këtë shtet dhe nuk do të pranojmë të zhdukemi me zero në statistikat zyrtare të administratës.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

2 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

3 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

4 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

6 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

6 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

7 hours ago