Categories: LajmePolitika

ASH Tetovë: VLEN të ndalojë presionet politike ndaj të punësuarve me kontratë

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë shpreh shqetësimin e saj të thellë për presionin e vazhdueshëm politik që grupacioni VLEN, e në veçanti drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi, ushtron mbi të punësuarit me kontratë. Përveç premtimeve boshe e të pambajtura për kontrata të përhershme, tani punonjësit po përballen edhe me shantazhe dhe presione politike të papranueshme.

Sipas informacioneve që posedojmë, drejtori Elezi, nën urdhër të koalicionit antishqiptar VLEN, ka kërkuar që të gjithë të punësuarit me kontratë në Spitalin e Tetovës të marrin pjesë në aktivitetet politike të këtij koalicioni. Këto urdhra përbëjnë një akt të qartë shantazhi dhe frikësimi, që dëshmojnë humbjen e madhe që e pret VLEN-in në zgjedhjet e Tetorit.

Gjithashtu, denoncime të tilla na vijnë edhe nga të punësuarit në arsim, sidomos nga gratë dhe nënat shqiptare, të cilat kushtëzohen me pjesëmarrje në aktivitete politike. Këtë e dëshmon edhe fakti që Bilall Kasami gjithmonë shoqërohet nga drejtori i Shkollës së Mesme Tekstile, Muzafer Livoreka, dhe nga drejtoresha e çerdhes “Rinia”, Fatlinda Jahja. Konsiderojmë se, krahas politizimit të skajshëm të arsimit, Kasami po mundohet të ushtrojë presion nga frika e humbjes edhe mbi mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës.

Ky veprim është antihuman, antidemokratik dhe një dëshmi e tentativës për politizimin e skajshëm të institucioneve më të larta arsimore dhe shëndetësore në qytet. Ne i dënojmë fuqishëm këto praktika të turpshme dhe kërkojmë që presionet ndaj punonjësve të ndalojnë menjëherë. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve dhe punonjësve, duke mos lejuar që spitalet dhe shkollat të kthehen në mjete presioni politik.

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

1 hour ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

1 hour ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

2 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

2 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

3 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

4 hours ago