Smart News

ASH Tetovë: Bilall Kasami të mbajë larg duart e persionit politik ndaj gazetarëve!

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me presionin e ushtruar ndaj gazetarit Ylber Jahiu dhe njëherit pronarit të portalit Top24, për shkak të raportimit të tyre kritik dhe të pavarur. Kërcënimet e bëra përmes ndërrimit të vendit të punës përbëjnë një formë të rrezikshme të frikësimit dhe tentativës për të ndikuar në lirinë e medias.

Të synosh heshtjen e një gazetari duke ushtruar presion me ndërrimin e vendit të punës të tij nuk është vetëm goditje ndaj individit, por një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj së drejtës për informim të lirë dhe të pandikuar. Kjo qasje tregon qartë frikën e pushtetit nga transparenca dhe llogaridhënia publike që Bilall Kasami duhej ta kishte dhënë me kohë përpara qytetarëve të Tetovës! Por vonesën e transparencës dhe llogaridhënies, tani më edhe presionin ndaj gazetarëve të çmuar të qytetit, Bilall Kasamit do të ja japin qytetarët e Tetovës duke e dënuar me votë në Tetor.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë qëndron fuqishëm në mbështetje të gazetarit Ylber Jahiu dhe të çdo përfaqësuesi të mediave që punon me integritet dhe profesionalizëm. Ne bëjmë thirrje për ndaljen e menjëhershme të çdo forme presioni politik apo institucional ndaj mediave dhe gazetarëve në vendin tonë. Liria e shprehjes është themel i demokracisë dhe nuk do të lejojmë që ajo të nëpërkëmbet për interesa personale apo partiake.

Exit mobile version