ASH-Strugë akuzon komunën: Harxhoi mbi gjysëm mln euro për deponinë e egër

e postuar më at 20:32
72 0

Aleanca për Shqiptarët, dega në Strugë, ka akuzuar komunën se vetëm 3 vitet e fundit ka harxhuar më shumë se gjysëm milionë euro për deponinë e egër të qytetit. ASH akuzon drejtpërdrejt kryetarin e komunës, Ramiz Merko, i cili sipas opozitës, mbeturinat i ka sjellë vetë në mandatin e parë dhe nuk ka marrë asnjë iniciativë për të dislokuar deponinë gjatë viteve.

“Jemi para një deponie të sjellur nga kryetari aktual Ramiz Merko shumë vite më parë. Kjo deponi është vendosur në tokën pjellore të qytetit të Strugës. Harxhohen shuma marramendëse parash. Plot 563 mijë euro janë harxhuar për tre vitet e fundit, 2018,2019,2020. Me këto para mund të them lirisht se ndërtohet impiant për përpunimin dhe reciklimin e këtyre mbeturinave. Ramiz Merko të japë llogari për paratë që harxhohen për mirëmbajtjen e kësaj deponie. Të japë llogari dhe të tregojë sa mandate në vijim i duhen për ta dislokuar kët deponi” – tha Kryetari i Aleancës për Shqiptarët – Strugë, Imer Imeri.

Komuna e Strugës:Deponia e egër, problem shtetëror jo lokal

Nga Komuna e Strugë thonë se problemi me deponinë është problem shtetëror dhe jo lokal. Ata thonë se lokacioni i deponisë nuk përbën problem për qytetarët dhe se deponia është në mirëmbajtje maksimale. (TVM2)

nga kategoria