Categories: LajmePolitika

ASH: Spitali i Tetovës nuk është treg elektoral – VLEN dhe Azir Aliu kalojnë çdo vijë të kuqe

Aleanca për Shqiptarët denoncon aktin më të ulët politik të këtij viti: shantazhin e hapur elektoral të bërë nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe ortakët e tij politikë në VLEN, ndaj 155 mjekëve, motrave medicinale dhe punonjësve administrativë të Spitalit Klinik të Tetovës.
Ky nuk është thjesht abuzim politik – ky është krim i mirëfilltë elektoral, është korrupsion i pastër dhe përdhunim i dinjitetit të profesionistëve të shëndetësisë.
Më 22 korrik 2025, Aliu doli para kamerave me një shfaqje teatrale, duke shpallur me bujë se “problemi është zgjidhur” dhe punësimet janë të garantuara. Ai e quajti “turp” dhe “jo njerëzore” çdo vonesë. Tre javë më pas, më 14 gusht, ky ministër pa skrupuj ndryshon fjalën: punësimet shtyhen për pas zgjedhjeve, me arsyetimin qesharak “për shkak të standardeve dhe ligjeve”.
Leximi politik i këtij veprimi është brutal në thjeshtësinë e tij: “Votoni për VLEN ose harroni vendin e punës.”
Në Spitalit Klinik të Tetovës me të madhe flitet se kandidatëve u është bërë presion i drejtpërdrejtë, duke u lënë të kuptohet se vetëm një votë për VLEN është bileta për të hyrë në punë. Ky është një akt i neveritshëm i shantazhit politik – një tradhti ndaj betimit të çdo mjeku dhe infermieri për t’i shërbyer jetës, jo politikës së pistë.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapin menjëherë hetime penale dhe të ndëshkojnë pa mëshirë çdo zyrtar të përfshirë në këtë skemë të pistë. Punësimet duhet të bëhen tani, menjëherë, pa kushte politike, pa pazare zgjedhore, pa blerje votash.
VLEN dhe Azir Aliu kanë kaluar çdo vijë të kuqe. Ata kanë futur duart në shëndetësinë publike dhe e kanë kthyer në pronë private për pazaret e tyre elektorale. Ata po e përdorin varfërinë dhe nevojën e qytetarëve si armë politike.
Ky është fundi i moralit tuaj politik, por është fillimi i hetimeve që do t’ju çojnë para drejtësisë.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

54 minutes ago

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni,…

1 hour ago

Nazim Taipi: Sharjet e Bilall Kasamit janë shfaqe e frikës, unë vij te ju me ide dhe projekte konkrete

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve…

1 hour ago

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

3 hours ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

5 hours ago

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

17 hours ago