Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në radhët e partisë. Bëhet fjalë për juristin Vaxhid Iseni nga Kumanova.
Ja postimi i Taravarit në Facebook:
“Mirë se vjen Vaxhid Iseni!
Vaxhid Iseni, i diplomuar në vitin 2009 si jurist me rezultate ekselente dhe i dekoruar me certifikatë si një ndër studentët më të mirë në UT, i bashkangjitet rrugëtimit tonë të NDRYSHIMIT.
Me përvojë pune gati 8 vjeçare në kompani ndërkombëtsre, si: Ecolog International dhe Fluor Corporation, Vaxhidi tani përvojën e tij e vendos për VLEN për 8 maj, ditën e Ndryshimit të Madh!”, është shprehur Taravari.