Categories: LajmePolitika

ASH: Rritet ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni përmes projekteve hoteliere

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë lidhur me promovimin dhe përkrahjen që pushteti aktual i jep projekteve të lidhura me figura dhe struktura që hapur përfaqësojnë interesat e “Botës Serbe” dhe ndikimin rus në rajon.

“Takimi i kryeministrit Hristijan Mickoski me aktorin serb Millosh Bikoviç, i cili së fundmi ka marrë shtetësinë ruse me dekret të presidentit Vladimir Putin dhe ka qenë i pritur prej tij për rolin në filmin propagandistik ‘Kufiri Ballkanik’, është sinjal alarmant për drejtimin ku po shkon vendi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas partisë, plani për investim në një kompleks hotelierik dhe rekreativ në Berovë, nën petkun e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, “në fakt është pjesë e rrjetëzimit strategjik të projekteve që i shërbejnë përhapjes së narrativës dhe ndikimit të ‘Botës Serbe’ në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt nuk mund të shihet i izoluar, por duhet të vendoset në kontekstin e përpjekjeve të Beogradit dhe Moskës për të konsoliduar praninë e tyre politike, ekonomike dhe kulturore në vend”.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo tentativë për të kthyer Maqedoninë e Veriut në fushë veprimi të interesave të huaja hegjemoniste “është në kundërshtim me orientimin euroatlantik të shtetit dhe rrezikon sigurinë kombëtare, stabilitetin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë”.

Në këtë kontekst, partia kritikon heshtjen e VLEN-it:
“VLEN-i po qëndron në heshtje për këtë çështje kritike, duke u fshehur pas pallavrat e së kaluarës dhe duke shmangur çdo përgjegjësi konkrete. Ndërkohë që ndikimi i ‘Botës Serbe’ dhe projekteve me përkrahje ruse po shtohet në vend, VLEN-i duket më i interesuar të manipulojë opinionin me histori të kaluara sesa të reagojë ndaj zhvillimeve reale që rrezikojnë sovranitetin dhe orientimin perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Heshtja e tyre tregon një mungesë të qartë vizioni dhe angazhimi për të mbrojtur interesat kombëtare”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Partia siguron se do të mbetet në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur sovranitetin, orientimin perëndimor dhe interesat e shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve që besojnë në një Maqedoni të lirë dhe demokratike.

Admin01

Recent Posts

Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit

BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI…

44 minutes ago

Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë një takimi me qytetarët në…

2 hours ago

Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çairi ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur…

4 hours ago

Limani: Prioriteti ynë kryesor është Gostivari me infrastrukturë moderne dhe funksionale

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Gostivarit, Valbon…

5 hours ago

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin…

15 hours ago

Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot…

15 hours ago