Categories: LajmePolitika

ASH: Qeveria i hap derën korrupsionit me memorandum të paligjshëm për gazifikimin e vendit

Aleanca për Shqiptarët e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me “Kazandzhi Holding”, kompania bijë e së cilës, “AKSA Energy”, është e përfshirë në hetime për korrupsion në Ganë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Energjetikë dhe një rrezik serioz për të ardhmen energjetike dhe interesin publik të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vend që të zhvillojë një procedurë transparente dhe konkurruese tenderimi, ashtu siç parashihet qartë në Nenin 94 të Ligjit për Energjetikë, Qeveria zgjedh që të mbyllë marrëveshje në mënyrë sekrete dhe të dyshimtë, pa asnjë analizë të thelluar për ndikimet ekonomike, ekologjike dhe shoqërore.

Kjo praktikë e errët shton dyshimet se interesat partiake dhe personale janë vendosur mbi interesin publik, ndërsa qytetarët do të jenë ata që do ta paguajnë faturën për një projekt që bie ndesh me drejtimin strategjik të vendeve të BE-së. Kur shtetet anëtare të Unionit Evropian po i largohen gazit natyror, Qeveria po ndërton rrjete të reja shpërndarëse për një burim energjie që është më i shtrenjtë dhe më i dëmshëm për klimën dhe ekonominë familjare.

Pyetjet që Qeveria duhet t’i përgjigjet janë:
• Pse po shkelet Ligji për Energjetikë dhe po anashkalohet procedura ligjore e përzgjedhjes së partnerit?
• A është bërë ndonjë analizë për nevojat reale të gazifikimit dhe koston për qytetarët?
• A ekziston një Strategji për zhvillimin e sektorit energjetik për 20 vitet e ardhshme, siç është detyrim ligjor?
• Çfarë garancish i janë dhënë investitorit të huaj për ta “bindur” të investojë 1 miliard euro?

Partneriteti me një kompani e përfshirë në afera korruptive ndërkombëtare ngre alarmin për një korrupsion të organizuar në nivel të lartë qeveritar dhe kërkon një hetim të menjëhershëm nga organet kompetente, përfshirë Prokurorinë Publike dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon anulimin e menjëhershëm të memorandumit, kthimin në binarët ligjorë dhe hapjen e një debati publik për sigurinë dhe drejtimin afatgjatë të politikave energjetike në vend.
Asnjë marrëveshje e mbyllur pas dyerve të qeverisë nuk mund të jetë në dobi të qytetarëve. Transparenca është kushti i parë për zhvillim të qëndrueshëm dhe luftë kundër korrupsionit.

Link

https://www.ft.com/content/c983c9ea-75e3-43e5-804c-002f15e5cd18

Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

5 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

6 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

6 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

8 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

8 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

9 hours ago