Categories: LajmePolitika

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, në Kajmakçallan, nuk janë thjesht kujtesë historike, por një mesazh politik me ngarkesë të qartë aktuale: krijimi i “unitetit të popullit serb” kudo që jeton. Kjo retorikë është e rrezikshme për rajonin dhe për Maqedoninë e Veriut në veçanti, sepse e vendos vendin tonë në orbitën e projektit famëkeq të “Botës Serbe”.

Fatkeqësisht, qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së bashkë me vazalët e saj të VLEN-it, me heshtjen dhe nënshtrimin e tyre politik, e kanë futur Maqedoninë e Veriut me të dyja këmbët në këtë “Botë Serbe”. Duke mos reaguar dhe duke pranuar imponimin e narrativave nacionaliste nga Beogradi, ata po e bëjnë vendin tonë pjesë të një projekti që mohon identitetin dhe sovranitetin e qytetarëve tanë.

Aleanca për Shqiptarët thekson se Maqedonia e Veriut nuk është dhe nuk mund të bëhet kurrë “portë e lirisë” për ushtritë dhe planet hegjemoniste të Serbisë. Qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ata që besojnë në një shtet evropian, duhet të kuptojnë se rruga jonë është drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian, jo kthim pas në skenarë të rrezikshëm të shekullit të kaluar.

Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të reagojë qartë dhe pa ekuivoke ndaj këtyre deklaratave provokuese, në vend që të heshtë nga frika e prishjes së raporteve me Beogradin. Sovraniteti i Maqedonisë së Veriut dhe qetësia ndër-etnike nuk mund të jenë monedhë shkëmbimi në pazaret politike të VMRO-së dhe vasalëve të saj.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të zhbërë orientimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe për ta shndërruar vendin në pjesë të “Botës Serbe”.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

52 minutes ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

1 hour ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

2 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

3 hours ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

4 hours ago

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

14 hours ago