Smart News

ASH: Punimet rrezikojnë tjetërsimin e identitetit të Kalasë së Shkupit, VLEN nuk mund ta mbron

Në lidhje me punimet që janë paralajmëruar për në Kalanë e Shkupit ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit.

“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe dënim të prerë ndaj skemave të fundit korruptive ku janë përfshirë drejtuesit e grupimit politik VLEN, veçanërisht në dritën e paralajmërimeve për ndërtime të reja në hapësirën historike të Kalasë së Shkupit – një veprim që rrezikon të tjetërsojë identitetin kulturor dhe arkitektonik të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe për historinë shqiptare”, deklaruan nga ASH-ja e Taravarit.

Ata vlerësojnë se VLEN-i i Izet Mexhitit nuk mund të mbrojë shqiptarët, pasi është i zhytur në bixhoz e ndërtimet të egra në Çair.

“Shembulli më skandaloz është Monopoli i Tetovës, simbol i historisë kolektive shqiptare, i kthyer në një kantier të betonit, përmes një pazari të pistë ku prona u ble për vetëm 7 mijë euro dhe më pas u shit për 5 milionë euro. Ky është krim ekonomik dhe kulturor që meriton hetim dhe ndëshkim, jo heshtje dhe justifikim”, deklaruan nga ASH-ja, duke përmendur edhe donacionin prej 800 mijë euro nga kompania serbe UNIPROMET.

Exit mobile version