Categories: LajmePolitika

ASH: Përfaqësim i drejtë dhe adekuat – thelbi i platformës së re politike: Pa barazi reale nuk ka shtet funksional

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarin përmes një komunikate rikujton se barazia reale dhe përfaqësimi i drejtë e adekuat në të gjitha nivelet e shtetit janë shtylla mbi të cilat duhet të ndërtohet një pakt i ri politik mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Platforma kombëtare e propozuar nga Aleanca parashikon që shqiptarët të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si maqedonasit në çdo sferë të jetës: arsim, ekonomi, kulturë, administratë dhe siguri publike. Kjo do të thotë se institucionet shtetërore – nga administrata deri te policia dhe gjyqësori – duhet të pasqyrojnë përbërjen multietnike të vendit, duke garantuar që shqiptarët të mos mbeten të nën-përfaqësuar.

Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë mbi bazën e margjinalizimit. Prandaj, platforma e Aleancës synon ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, duke siguruar që komuniteti shqiptar të mos mbetet i përjashtuar nga zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore”, thekson ASH.

Sipas kësaj partie, boshti kryesor i kësaj marrëveshjeje të re politike është krijimi i kushteve që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të barabartë, e jo si qytetarë të dorës së dytë. Vetëm përmes këtij parimi mund të ndërtohet bashkëpunim i qëndrueshëm për zhvillimin e shtetit dhe përshpejtimin e rrugës drejt integrimit evropian.

“Në një kohë kur po diskutohet për heqjen e parimit të balansuesit dhe miratimin e një ligji të ri diskriminues mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, Aleanca për Shqiptarët thekson se ky është një hap prapa për të drejtat e shqiptarëve dhe një kërcënim për kohezionin shoqëror. Për këtë arsye, ftojmë partitë shqiptare, sektorin civil, intelektualët dhe të gjitha shtresat shoqërore të përkrahin paktin politik të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët, si garanci për një shtet funksional, të barabartë dhe evropian”, theksoi ASH.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

6 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

6 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

10 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

10 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

11 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

12 hours ago