Categories: LajmePolitika

ASH: Përdorimi i shqiptarëve si dekor elektoral dhe për të krijuar iluzion – turpi i VLEN-it

Keqpërdorimi i punësimeve dhe i dinjitetit të të punësuarve për qëllime propagandistike dhe parazgjedhore ka marrë përmasa të skajshme dhe të papranueshme. Përfaqësuesit e VLEN-it, në mungesë të rezultateve konkrete, po përpiqen të maskojnë dështimet e përditshme përmes një fushate të turpshme dhe të pamoralshme, duke shfrytëzuar në mënyrë të paskrupullt edhe ato pak punësime – kryesisht me kontrata në vepër.

Ditëve të fundit, jemi dëshmitarë të një sjelljeje të papërgjegjshme nga eksponentë të këtij koalicioni, të cilët publikojnë fotografi me persona të sapopunësuar, duke shkelur rëndë privatësinë, dinjitetin dhe integritetin e tyre. Këto publikime bëhen me një qëllim të qartë: krijimin e një iluzioni për përfaqësim dhe progres, ndërkohë që realiteti është krejtësisht ndryshe – një vazhdimësi e skemës diskriminuese famëkeqe “20 me 0” në favor të maqedonasve dhe në dëm të shqiptarëve.

Në mënyrë të paturpshme, nuk merret aspak parasysh se këta qytetarë janë nëna, gra, motra, prindër, burra apo vëllezër të dikujt. Ekspozimi i tyre publik shpesh paraqitet si kusht për punësim – një praktikë poshtëruese që flet shumë për nivelin e ulët moral të kësaj qeverisjeje. Rastet ku fytyrat në fotografi mjegullohen pas reagimeve të familjarëve janë dëshmi e gjallë e kësaj situate skandaloze.

Roli që përpiqen të marrin përfaqësuesit e VLEN-it – si “mbretër” ndërsa qytetarët si “robër” – dëshmon qartë rënien e thellë të standardeve morale e institucionale në radhët e tyre. Të vetëdijshëm për dështimet e veta, ata përpiqen t’i maskojnë ato përmes propagandës dhe manipulimit të statistikave.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje drejtuesve të këtij grupacioni politik që menjëherë të ndalojnë këtë formë të shantazhit ndaj qytetarëve dhe të heqin dorë nga keqpërdorimi i tyre për qëllime propagandistike.

Në vend që të publikojnë fotografi të inskenuara për të fshehur dështimet, le të përballen me të vërtetën: me partnerët e tyre qeverisës që çdo ditë i nëpërkëmbin shqiptarët, dhe me “padronin” e tyre politik, i cili ka shpërblyer antishqiptarin Petar Bogojeski me poste dhe grada. Le ta pyesin hapur: për çfarë kontributesh u shpërblye përfaqësuesi i partisë ekstremiste “Koncepti Maqedonas”?

Shqiptarëve nuk u shërbehet as duke i trajtuar si “mish për top” për një vend pune, e as me ligje të hartuara nga nacionalistë të njohur si Tanja Karakamisheva-Jovanovska. Këto janë poshtërime, jo politika përfaqësuese.

Qytetarët e kanë kuptuar tashmë këtë lojë të rrezikshme. Përgjigjja do të jetë e qartë dhe e vendosur në zgjedhjet e tetorit – me një votë ndëshkuese ndaj atyre që i përdhosën vlerat, i tradhtuan interesat shqiptare dhe u bënë fasadë e koalicionit më të padrejtë që ka njohur pluralizmi politik në vend, përfundojnë reagimin e tyre nga Aleanca për Shqiptarët.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

7 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

12 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago