Categories: LajmePolitika

ASH: Nga konferenca në katastrofë – realiteti pas propagandës së VLEN-it

Sa herë që eksponentët e VLEN-it dalin në konferenca për media dhe flasin për të ashtuquajtura arritje, në prapavijë po ndodhin skandale që thellojnë krizën e përfaqësimit dhe diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve. Ndërsa VLEN paraqitet si shpëtimtare e shqiptarëve, realiteti në institucionet shtetërore është krejt tjetër: shqiptarët getoizohen, poshtërohen, anashkalohen dhe përjashtohen.

Pa u mbyllur ende fjalimet në konferenca, media publikon lajme për punësime me karakter të hapur etnik. Shembulli më i freskët është ai i Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, një ministri e re që që në fillesat e saj po ndërton një strukturë të pastër etnike, ku dominimi i një komuniteti është i dukshëm dhe i papranueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo ministri ka lëshuar së fundmi 20 vendime të reja për punësime, prej të cilave 19 janë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Ky është një vazhdim i një trendi të rrezikshëm të konkurseve të njëanshme dhe punësimeve masive që anashkalojnë qytetarët shqiptarë. Nuk është hera e parë që kjo ndodh në këtë institucion. Më 9 korrik, Ministria e Energjetikës kishte punësuar 18 kuadro të reja dhe asnjëri prej tyre nuk ishte shqiptar. Zero shqiptarë në një valë të re punësimesh – kjo është formula e re e diskriminimit institucional që po aplikon qeveria e VMRO-DPMNE, tashmë me përkrahjen e heshtur dhe bashkëpunimin e vazalëve të VLEN-it.

Edhe për ato pak punësime simbolike që realizohen, kuadrot shqiptarë po përdoren si mjet propagandistik – ekzaltohen dhe detyrohen të ekspozohen nëpër fotografi dhe rrjete sociale, për të krijuar iluzionin e një suksesi që nuk ekziston. Kjo është një strategji e VLEN-it për të mbuluar dështimet flagrante në përfaqësimin real të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duke u përpjekur të mashtrojë opinionin publik me raste të izoluara, ndërsa shumica vazhdojnë të përjashtohen.

Aleanca për Shqiptarët dënon këtë praktikë diskriminuese dhe të qëllimshme që synon deshqiptarizimin sistematik të institucioneve shtetërore. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të pranojnë që përfaqësimi i tyre të jetë simbolik, për më tepër në një qeveri që premtoi barazi dhe drejtësi.

Kërkojmë reagim urgjent nga të gjitha institucionet përkatëse dhe apel për ndërprerjen e menjëhershme të politikave selektive në punësime. Nëse VLEN ka vendosur të heshtë dhe të kthejë shpinën interesave të shqiptarëve, Aleanca për Shqiptarët do të jetë zëri i çdo të riu të përjashtuar, i çdo profesionisti të anashkaluar dhe i çdo qytetari që ndjehet i poshtëruar nga kjo qeverisje e padrejtë.

Barazia nuk është favor, është e drejtë. Heshtja është bashkëfajësi.

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

1 hour ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

1 hour ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

2 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

3 hours ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

3 hours ago

Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?

Hapja e Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Çair, që ishte menduar të jetë një shfaqje…

4 hours ago