Categories: LajmePolitika

ASH: “Ministri digjital” Aliu vazhdon të mashtrojë punonjësit shëndetësorë në Tetovë

Edhe sot, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, erdhi me premtime boshe dhe i MASHTROI 155 motrat medicinale, duke u dhënë shpresë për kontrata të përhershme – një premtim që e di shumë mirë se nuk mund ta përmbushë!

Nuk ka kontrata të përhershme pa konkurs publik!
Nuk ka buxhet të ndarë në rebalansin aktual për punësime të reja!
Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka konfirmuar me shkrim se nuk ka mjete për këto punësime!

E pyesim publikisht ministrin:
• A është hartuar ndonjë plan për punësim nga spitali për këto 155 punësime?
• A ka pëlqim nga Ministria e Administratës për këtë proces dhe a është aprovuar ndonjë plan për punësim?
• A ka miratim nga Ministria e Financave për fondet?
• A ka aprovim nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për punësime të reja?

Për më tepër, ekziston dokument zyrtar i pranuar nga Ministria e Shëndetësisë me numër 106807/4, më datë 15.07.2025, ku konfirmohet se kërkesa për punësim është refuzuar.

Në sektorin publik, për çdo punësim apo transformim të vendit të punës, duhen ndjekur procedura të qarta ligjore, sipas Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, neni 34 (grupi 3, nëngrupi 1), si dhe nenet 41 dhe 44 të të njëjtit ligj. Po ashtu, është i domosdoshëm rebalansi i buxhetit – gjë që aktualisht NUK EKZISTON!

Këto janë vetëm tentativa të dështuara për të hedhur pluhur syve të qytetarëve dhe për të mbuluar paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e sistemit shëndetësor. Qytetarët dhe punonjësit shëndetësorë e kanë kuptuar qartë:
Azir Aliu mashtron në çdo fjalë që thotë.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

42 minutes ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

51 minutes ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

2 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

2 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

3 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

3 hours ago