Categories: LajmePolitika

ASH: Mexhiti u zhduk kur u dogjën pyjet – ministër i bizneseve, jo i mjedisit jetësor

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen alarmante të mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti, kur vendi u përball me qindra vatra zjarri që për muaj me radhë rrezikuan hapësirat e gjelbra, vendbanimet dhe jetët e qytetarëve.

Nga kjo parti theksojnë se, përballë kësaj krize, u mobilizua edhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian, ndërsa ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mungoi plotësisht në terren dhe në përgjegjësi.

“Mexhiti nuk u shfaq në asnjë moment për të parë nga afër situatën dramatike, e as nuk ndërmori ndonjë masë konkrete për t’i dalë zot qytetarëve dhe natyrës. Ai zgjodhi të luajë rolin e gjykatësit, prokurorit dhe liderit politik, por jo rolin për të cilin është betuar në Kuvend – atë të ministrit që ka për detyrë mbrojtjen e mjedisit jetësor,” thuhet në reagimin e Aleancës.

Një tjetër skandal, sipas kësaj partie, është heshtja e ministrit përballë shkatërrimit të malit Kozhuf nga kompania e biznesmenit Gjoko Sterjoski, pronar i rrjetit të kazinove dhe bastoreve “Sportlife”.

“Mexhiti nuk e pa të arsyeshme as të reagojë, e aq më pak të ndërmarrë masa për mbrojtjen e natyrës dhe përgjegjësinë ligjore ndaj kompanive të këtilla. Përkundrazi, ministria që ai udhëheq është bërë makineri për shpërndarjen e lejeve për shfrytëzim të burimeve natyrore, në shërbim të interesave të ngushta të një grupi biznesmenësh dhe jo të qytetarëve,” thekson Aleanca.

Në fund, partia opozitare nënvizon se qytetarët nuk do ta harrojnë neglizhencën e ministrit Mexhiti.

“Aty ku ka interes financiar privat, aty gjendet Izet Mexhiti. Aty ku kërkohet përgjegjësi, sakrificë dhe shërbim ndaj qytetarëve, Mexhiti është i zhdukur. Mjedisi jetësor nuk mund të jetë pronë private e një individi apo grupi të vogël biznesmenësh. Heshtja dhe neglizhenca e tij përballë zjarreve shkatërrimtare dhe krimeve ekologjike në Kozhuf janë dëshmi se ai ka braktisur detyrën për të cilën është votuar dhe betuar,” përfundon kumtesa.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

10 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

10 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

14 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

14 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

15 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

15 hours ago