Categories: LajmePolitika

ASH: Mashtrim elektoral dhe dezinformim publik /Kontratat afatshkurtra nuk janë punësime

Aleanca për Shqiptarët reagon me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat “punësime” të reja në Doganën e Maqedonisë së Veriut.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se nuk bëhet fjalë për punësime të rregullta, por për kontrata mbi vepër me afat të kufizuar, të vlefshme vetëm deri më 31 dhjetor 2025. Këto janë angazhime të përkohshme, pa status të qëndrueshëm punësimi dhe pa të drejta që rrjedhin nga marrëdhënia e rregullt e punës.

Nga tri konkurse të shpallura, janë angazhuar 99 maqedonas dhe vetëm 21 shqiptarë, çka dëshmon për një pabarazi të theksuar në përfaqësim dhe për një qasje të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë në administratën shtetërore.

Ajo që është më shqetësuese është instrumentalizimi i këtyre kontratave për qëllime propagandistike, nëpërmjet publikimit të fotografive dhe pretendimeve për barazi, ndërkohë që në realitet nuk ka asnjë përparim të qëndrueshëm apo strukturor në përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Aleanca për Shqiptarët e konsideron këtë një mashtrim klasik parazgjedhor, që synon të manipulojë qytetarët shqiptarë përmes metodave të njohura të sistemeve të mëparshme. Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen si mjet dekorativ i fushatave politike, por si qytetarë me të drejta të barabarta dhe dinjitet të garantuar institucionalisht.

Punësimi i drejtë dhe i qëndrueshëm është e drejtë themelore, jo privilegj elektoral. Për këtë arsye, kërkojmë që çdo angazhim institucional të jetë transparent, i barabartë dhe i bazuar në kritere profesionale dhe jo në kalkulime politike apo fotografi për konsum publik.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo formë të abuzimit institucional dhe manipulimit me ndjenjat e qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

7 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

12 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

13 hours ago