Categories: LajmePolitika

ASH: Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-s, nuk mund të jetë terren për investime të dyshimta me lidhje serbe!

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për lehtësimin e blerjes së SBB-së nga Alta Banka, institucion i lidhur ngushtë me qeverinë e Beogradit dhe persona të sanksionuar ndërkombëtarisht. Ky është një kërcënim serioz për stabilitetin financiar, sigurinë dhe orientimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Roli i partnerit tëkoalicionit qeveritar, VLEN është si gjithmonë i dobët dhe i papërgjegjshëm – as nuk pyetet dhe as nuk reagon për vendime strategjike të tilla, duke hapur rrugë ndikimeve destabilizuese që bien ndesh me interesat tona kombëtare.

Është fakt i njohur se Alta Banka bën pjesë në një grup ekonomik të kontrolluar nga individë të afërt me pushtetin e Vuçiqit dhe me rrjetin e influencës serbe e ruse në rajon, rrjet që kërkon të ndikojë drejtpërdrejt vendimmarrjen dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Heshtja e Guvernatorit të Bankës Qendrore dhe organeve të sigurisë e bën këtë proces edhe më të rrezikshëm.

Raportet e BE-së dhe shqetësimet e NATO-s për depërtimin e ndikimeve të jashtme janë të dokumentuara. Maqedonia e Veriut nuk mund të bëhet pikë strategjike për përhapjen e influencës serbo-ruse, veçanërisht në sektorin financiar.

Kërkesat tona janë të qarta. Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme e procesit të blerjes së SBB-së nga Alta Banka, si dhe ndryshime ligjore urgjente që ndalojnë investimet nga persona apo subjekte të sanksionuara ndërkombëtarisht.

Është i donosdoshën forcimi i transparencës dhe kontrollit mbi sektorin bankar, për të bllokuar kapitalin e lidhur me rrjete të huaja armiqësore, por edhe informimi dhe përfshirja e partnerëve ndërkombëtarë në monitorimin e situatës.

Aleanca për Shqiptarët kërkon izolim të çdo lidhjeje politike e ekonomike që favorizon interesat e Serbisë dhe Rusisë në sektorët strategjikë të vendit.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe orientimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

19 minutes ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

1 hour ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

2 hours ago

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

Analisti Qenan Aliu ka ndarë përvojën e tij të takimit me Blerant Ramadanin, një djalosh…

3 hours ago

Nxënësit e Tetovës përballen me mungesë librash, pavarësisht milionave të shpenzuara

Nxënësit në shkollat e Tetovës vazhdojnë të kenë mungesë të librave edhe në javën e…

3 hours ago

ASH: Qeveria e VMRO-VLEN e fut vendin me të dyja këmbët në “Botën Serbe”

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së…

3 hours ago