ASH: Kurdisje të konkurseve për punësim në Institutin për Nefrologji në Strugë

e postuar më at 20/03/2021
100 0

Të nderuar qytetarë,

Po reagojmë sot për një fenomen të rrezikshëm, diskriminues dhe politikisht hakmarrës. Bëhet fjalë për kurdisje të konkurseve për punësim në Institutin për Nefrologji në Strugë (Dializa). Së fundmi, në konkursin për pranim të mjekëve dhe motrave medicinale në këtë spital, me urdhër partiak, u punësuan persona aktivistë partie dhe të afërm të tyre, për t’ua zënë vendin, vullnetarëve që prej vitesh punojnë pa pagesë në po të njëjtin spital. Janë punësuar persona që veçmë kanë pasur vend pune në dy institicionet tjera shëndetësore publike në Strugë, apo edhe në spitale tjera. Ndërsa, të paktën dy vullnetarë, që edhe në kohë pandemie kanë punuar pa pagesë me pacientët e infektuar, janë refuzuar dhe janë lënë sërish në mëshirë të fatit.

Kush është i afërt me partinë, ka të drejtë të zgjedhë vendet e punës dhe të shëtitet nga njëri vend në tjetrin. Ndërsa nëse nuk je mbështetës i BDI-së apo LSDM-së, mund të jesh profesionist i dalluar, punëtor i zellshëm, por sërish mbetesh pa punë.

Ky fenomen, në Strugë dhe jo vetëm, vazhdon për vite të tëra. Nga kjo politikë e partive në pushtet, dhjetëra e ndoshta qindra, mjekë e punëtorë shëndetësorë janë larguar drejt vendeve të Evropës. E gjithë kjo fatkeqësi kombëtare po ndodh për shkak të përfaqësuesve politik, lokal dhe qendror, të cilët ashtu si edhe fushat tjera, shëndetësinë e kanë degraduar dhe e kanë shembur nga themelet.

Në vend që të kurdisin konkurse dhe të punësojnë familjarët dhe aktivistët, le të përpiqen dhe të rregullojnë objektet spitalore, të ndreqin çatinë e Dializës që rrjedh sa herë që ka rreshje, të rregullojnë objektin e Spitalit të Përgjithshëm që është tmerr i vërtetë për çdo pacient.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Kryetar, Imer Imeri

nga kategoria