Categories: LajmePolitika

ASH: Kredia hungareze, një diskriminim me vulë shtetërore

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, ka akuzuar qeverinë për mos transparencë në lidhje me ndarjen e mjeteve nga kredia Hungareze. Sipas Arben Halilit, në korrik të vitit të kaluar, qeveria e Maqedonisë së veriut nënshkroi një kredi prej 500 milionë eurosh me Hungarinë, një marrëveshje që u shit si shpëtim për ekonominë vendore. Sipas ASH-së, u premtua përkrahje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zhvillim rajonal dhe barazi në shpërndarjen e mjeteve.

“Sot, një vit më vonë, qytetarët po e shohin të vërtetën e hidhur: asnjë transparencë dhe zero llogaridhënie dhe përfitime vetëm për të afërmit e pushtetit, dhe vetëm për biznesin maqedonas. Nga 250 milionë euro të dedikuara për investime, deri më tani janë ndarë 125 milionë, por taksapaguesit nuk e dinë ku kanë shkuar këto mjete. Asnjë listë përfituesish, asnjë emër, vetëm numra abstraktë dhe fjalë boshe. E ndërsa qeveria flet për “zhvillim”, kompanitë shqiptare mbeten të përjashtuara. Kompanitë shqiptare nuk kanë përfituar as 10% të këtyre fondeve. Ky është diskriminim me vulë shtetërore. Një padrejtësi e planifikuar, e heshtur nga institucionet dhe e justifikuar me propagandë qeveritare” tha Arben Halili.
Nga kjo parti më theksojnë se nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë kësaj politike përjashtuese dhe kthimit në praktikat e të së kaluarës.

“Ajo që shohim sot është një model i vjetër i diskriminimit, vetëm me fytyra të reja. Një qeveri që përdor kredinë hungareze për të forcuar klientelizmin dhe varësinë politike, ndërsa shqiptarët i konsideron të tepërt. Prandaj kërkojmë: – Publikimin urgjent të listës së plotë të përfituesve; – Sqarimin e qartë të kritereve të ndarjes së fondeve dhe projekteve të financuara; – Auditim të pavarur dhe publik të të gjithë procesit; Qeveria nuk mund të vazhdojë të luajë me dinjitetin e qytetarëve dhe të shesë propagandë me paratë e huazuara në emrin tonë. Nëse nuk keni çfarë të fshihni, atëherë publikoni në menyrë transparente listat. Kjo nuk është vetëm krizë ekonomike, është padrejtësi e institucionalizuar. Një borxh që shqiptarët nuk e morën, por do ta paguajnë. Dhe nëse sot heshtim, nesër do të jemi bashkëfajtorë me heshtjen tonë”.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

3 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

4 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

8 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

8 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

9 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

9 hours ago