ASH ia kujton Ganiut “Në këto gati 4 vite qytetarët e Çairit nuk panë asnjë projekt investues”

e postuar më at 17:17
117 0

Aleanca për Shqiptarët para godinës së Komunës së Çairit ia përkujtoi kryetarit të Komunës, z. Visar Ganiut premtimet e, sic thonë, të parealizuara nga kontrata me të cilën ai mori besimin e qytetarëve. Zudi Koka nga kjo parti tha se në këto gati 4 vite qytetarët e Çairit nuk panë asnjë projekt investues e kapital në infrastrukturë, arsim, kulturë apo në sport.

“Jeta e banorëve në Çair fatkeqësisht nuk ndryshoi asgjë në këto 4 vite, përpos që u përkeqësua, iu shtuan katet ndërtesave pa leje, u uzurpuan hapësirat e gjelbra dhe u degradua gjithçka. Kaosit në komunikacion, që premtohej se do t`i gjendet zgjidhje me ndërtimin e 4 garazheve në kate dhe 15 rreth rrotullimeve, fatkeqësisht nuk u bë asgjë as edhe në këtë drejtim. Premtohej madje edhe efikasiteti energjetik në ndërtesa, por edhe kjo mbeti vetëm një ëndërr për banorët e Çairit”, tha Zudi Koka nga Aleanca për Shqiptarët.

J X

nga kategoria