Categories: LajmePolitika

ASH e Taravarit: VLEN, a pajtoheni me fjalorin e z. Mickoski?

Kryeministri aktual, Hristijan Mickoski, nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka përdorur një fjalor skandaloz dhe të papranueshëm për një përfaqësues shtetëror, duke etiketuar garën politike në qytetet me shumicë shqiptare si një përpjekje për të mos lejuar “kaurët” të fitojnë në Tetovë, Gostivar dhe qytete të tjera.

Kjo gjuhë nuk është thjesht ofenduese – është thellësisht përçarëse dhe përbën një rrezik serioz për bashkëjetesën ndëretnike dhe stabilitetin demokratik të vendit. Përdorimi i termave me ngarkesë fetare dhe diskriminuese nga një kryeministër nuk mund të trajtohet si lapsus. Është pasqyrë e qartë e një mentaliteti që ndan qytetarët sipas përkatësisë etnike apo fetare, jo si të barabartë para ligjit dhe Kushtetutës.

E pyesim publikisht z. Mickoski:
Çfarë nënkuptoni me termin “kaur”? Kujt i referoheni? Dhe a përfshini në këtë përkufizim edhe kuadrot shqiptarë që janë pjesë e listave zgjedhore të përkrahura nga VMRO-DPMNE në komunat me shumicë shqiptare?

Tetova, Gostivari dhe qytetet tjera me shumicë shqiptare janë hapësira ku gara zhvillohet mes partive shqiptare, të cilat përfaqësojnë atë elektorat. Retorika përjashtuese, me nuanca fyese dhe nxitëse, nuk i shërben as demokracisë dhe as bashkëjetesës – por vetëm thellimit të ndarjeve dhe prodhimit të krizave të reja.

Një kryeministër që nuk respekton dinjitetin dhe të drejtën e barabartë të qytetarëve të vet, nuk është i denjë të udhëheqë një shtet demokratik. Nëse z. Mickoski nuk është në gjendje të përballet me vlerat e barazisë, atëherë do të mposhtet nga pasojat e padrejtësisë që vetë prodhon. Dhe kjo do të jetë fatale për të ardhmen e shtetit.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër këtë gjuhë dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse dhe nga faktori ndërkombëtar. Heshtja në këtë rast është bashkëfajësi.

Pyesim eksponentët e grupimit politik VLEN nëse pajtoheni me gjuhën e përdorur nga kryeministri Mickoski, dhe a ndjehen edhe ata, ashtu siç potencoi ai.

Nëse nuk reagoni ndaj kësaj deklarate, atëherë lind pyetja e pashmangshme: A është heshtja juaj shenjë dakordësie? Dhe nëse po, cilat janë vlerat që pretendoni se përfaqësoni?

Në momente të tilla, qëndrimi nuk është opsion – është detyrim politik dhe moral.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

1 hour ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

2 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

2 hours ago

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e…

5 hours ago

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke…

5 hours ago

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

6 hours ago