ASH e nis nga Gostivari formimin e Shtabeve Zgjedhore: Isak Lazami emërohet shef shtabi

 

Aleanca për Shqiptarët ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme duke formuar shtabet zgjedhore nëpër komuna. Procesi ka filluar nga Gostivari, ku është emëruar edhe shefi i parë i shtabit – Isak Lazami. Ai do të udhëheqë organizimin dhe koordinimin zgjedhor në komunë të Gostivarit, ndërsa pritet që këtë muaj të hapen shtabet e ASH-së në të gjitha degët në vend.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë dhe lideri i ASH-së, Arben Taravari, ka deklaruar para disa muajsh se Valbon Limani, aktualisht ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Gostivarit, është kandidati potencial për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunen e Gostivarit.

Duhet theksuar se Valbon Limani, një figurë mjaft e dashur për qytetarët e Gostivarit, po shihet si kandidat potencial për kryetar komune nga ASH. Në muajt e fundit si udhëheqës i komunës, ai ka fituar mbështetje të gjerë për shkak të punës dhe përkushtimit të treguar. Performanca e tij e deritanishme ka forcuar bindjen se është njeriu i duhur për ta çuar Gostivarin përpara.

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

10 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

10 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

14 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

14 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

15 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

16 hours ago