Categories: LajmePolitika

ASH: Draft-ligji i kontestuar, VLEN manipulon, heshtja e zëvendëskryeministrave shqiptarë ngre dyshime

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët:

Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent dhe pa përfshirje të gjerë institucionale apo shoqërore, Aleanca për Shqiptarët ngre shqetësime serioze për mënyrën dhe përmbajtjen me të cilën po procedohet ky ligj i rëndësishëm.

Në këtë kontekst, ngremë publikisht disa pyetje themelore për dy zëvendëskryeministrat shqiptarë, z. Izet Mexhiti dhe z. Arben Fetai, të cilët janë përfshirë në strukturat qeveritare që po e procedojnë këtë draft: A jeni konsultuar realisht për përmbajtjen e këtij ligji? A e keni parë ndonjëherë versionin që po procedohet në emër të qeverisë ku bëni pjesë? Dhe më e rëndësishmja: A jeni të vetëdijshëm se ky dokument, në formën e publikuar në media, rrezikon të shkojë në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera jo-shumicë në shtet?

Sipas përmbajtjes së publikuar nga televizioni Alsat-M, ky draft përmban së paku dy mangësi thelbësore, të cilat e deformojnë vetë qëllimin e ligjit: Deklarimi vullnetar i përkatësisë etnike, një formulim që hap rrugë për keqpërdorime dhe manipulime të rënda të sistemit të përfaqësimit. Ky mekanizëm, siç dëshmojnë praktikat e mëparshme, është përdorur për të cenuar përfaqësimin real të komuniteteve.

Po ashtu, zhvlerësimi institucional përmes vonesës në miratimin e akteve nënligjore, të parashikuara të miratohen brenda gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit. Një zbrazëti e tillë juridike dhe funksionale lë institucionet pa udhëzime për zbatim, pikërisht në një periudhë kur punësimet selektive dhe kontratat afatshkurtra po përdoren për përfitime politike dhe diskriminim etnik.

Në kushtet aktuale, kur administrata publike po keqpërdoret për interesa afatshkurtra politike dhe elektorale, çdo zbrazëti ligjore është e papranueshme dhe thellon pabarazitë ekzistuese, duke minuar kohezionin ndëretnik dhe besimin qytetar në institucionet shtetërore.

Aleanca për Shqiptarët kërkon rishqyrtim të menjëhershëm të draft-ligjit në tërësi, përfshirje të ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të komuniteteve në procesin e riformulimit, si dhe dërgimin e draftit në Komisionin e Venecias vetëm pas dakordësisë së brendshme politike dhe institucionale.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje publike përfaqësuesve të VLEN-it që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëdije politike, duke mos pranuar pa rezerva çdo dokument të diktuar nga partnerët qeverisës – përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe figurat me linjë retrograde si Stojance Angelov, Maksim Dimitrievski dhe Ivan Stoilkovic.

Rikujtojmë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është privilegj dhe as koncesion politik – ai është një detyrim kushtetues, një themel i bashkëjetesës demokratike dhe funksionimit të barabartë institucional. Ky parim nuk mund të realizohet përmes marrëveshjeve të mbyllura dhe interesave të ngushta, por përmes një procesi të hapur, gjithëpërfshirës dhe të ndërtuar mbi vlera të qarta demokratike dhe ligjore, nënvizojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Admin01

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

56 minutes ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

1 hour ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

2 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

2 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

3 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

3 hours ago