ASH: Bie këmbana nga SHBA, konfirmohen vlerësimet tona për korrupsionin

e postuar më at 19:05
29 0

Aleanca  për Shqiptarët ka reaguar ndaj raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ka vite që ne si parti politike alarmojmë për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit ku të përfshirë janë drejtpërdrejtë funksionarë qeveritarë dhe drejtues të institucioneve në vend. Së fundmi të gjitha këto vlerësime u konfirmuan edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku në mënyrë decide theksohet se “ka raporte të shumta se disa funksionarë edhe më tej janë të përfshirë në aktivitete korruptive”.

Më tej në raport thuhet se Maqedonia e Veriut ka ligje të miratuara për luftë kundër korrupsionit, por të njëjtat nuk zbatohen. Raporti lavdëron punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por nënvizon problemet në institucionet qendrore dhe në gjyqsor si shkak për dështimin në këtë betejë. Këto vlerësohen në raport si pengesë kryesore edhe për klimën e investimeve në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson si jo serioze dhe të papërgjegjshme sjelljen e Qeverisë e cila i trajton me neglizhencë alarmet e këtilla, ndërsa pasojat më të rënda i bartin qytetarët të cilët për çdo ditë braktisin vendin për të ikur nga mungesa e perspektivës dhe korrupsioni i institucioneve të kapura nga pushtetarët aktual”, thuhet në reagimin e ASH-së,

 

T F

nga kategoria