Categories: Lajme ditore

ASH: Arben Taravari ua prishi planet ogurzeza VMRO-së dhe ”eksperimentit VLEN”, prandaj shpifin

Kur VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski hedhin vrer, bëhet e qartë një e vërtetë e pamohueshme: janë kampionë të shpifjes dhe asgjë nga ajo që thonë nuk qëndron. Shpifjet e radhës që na servir “Pallati i Bardhë” janë vetëm përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme. Kështu thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, sipas të cilës, VMRO-DPMNE ka qenë në bashkëqeverisje lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe deri dje edhe në nivel qendror.

“Është e çuditshme pse deri më tani nuk kanë pasur asnjë vërejtje ndaj ASH-së dhe kryetarit Arben Taravari, ndërsa sot, pasi ua kemi prishur planet ogurzeza ndaj shqiptarëve të Maqedonisë Veriut, tentojnë mjerisht të thurin gënjeshtra e përralla. I kujtojmë VMRO-së korrupsionin masiv që kishin në kohën e Gruevskit dhe akoma i mban rreth vetes me krenari funksionarë të korruptuar dhe me vepra penale. Bashkë me eksperimentin e tij VLEN akuzojnë për një parking që s’u bë kurrë dhe nuk nxorën asnjë fakt keqpërdorimi, ndërsa sot e kësaj dite gërmadhat e tyre të korrupsionit qëndrojnë në Vardar, në qendër të Shkupit, dhe nuk i lan dot as uji i lumit e as ai liqenit e as i ndonjë oqeani”, thonë në ASH.

Arben Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët, thuhet më tej në reagim, nuk janë të kapur nga askush dhe nuk janë rezervë e askujt.

“Vendimet tona janë autonome dhe të pandikuara nga faktorë të jashtëm. Për këtë arsye vendosëm të largohemi pa asnje pishman a hezitim nga kjo qeveri antishqiptare e antieuropiane, duke treguar se ASH nuk shantazhohet, nuk blihet dhe nuk shitet. Shpifjet e ulëta të VMRO-DPMNE-së ndaj ASH-së dhe liderit të saj, Arben Taravari, nuk janë gjë tjetër veçse mashtrim i vetvetes dhe i opinionit publik.

Sa i përket deklaratave të mohuara publikisht, vetë Mickoski ka thënë: ‘Nuk bëhet asnjëherë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian’. Nëse ka menduar se këto fjalë të dhëna në rreth të mbyllur do të shërbenin si ushqim nacionalist për anëtarësinë, ka gabuar rëndë. Qëndrimet antishqiptare dhe antievropiane të Mickoskit nuk janë më sekret publik. Ai shpesh tradhton vetëdijen duke përsëritur publikisht atë që thotë në zyrat partiake.

Deklarata e tij e fundit se ‘Ndryshimet Kushtetuese nuk do të ndodhin as para e as pas zgjedhjeve lokale’ është dëshmi e qartë e sabotimit të rrugës evropiane, ashtu si veprimet e tij të përditshme për të cenuar të drejtat e shqiptarëve dhe për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit”.

Mickoski, sipas ASH-së, bën mirë të ndërpresë lidhjet me Moskën, Budapestin dhe Beogradin dhe të ndalojë së qeni promotor i “Botës Serbe”. “Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që Maqedonia e Veriut të shndërrohet në armike të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Admin01

Share
Published by
Admin01

Recent Posts

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka…

2 hours ago

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku…

3 hours ago

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së…

4 hours ago

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

6 hours ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

6 hours ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

7 hours ago