ASH-AA me 2000 amendamente bllokon Kuvendin e RMV-së

e postuar më at 12:56
117 0

Edhe 2000 amendamente tjera nga Koalicioni ASH&AAA!

Për herë të parë, pas 30 viteve, opozita shqiptare në RMV, konkretisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, bllokojnë punën e Kuvendit dhe ligjeve që duhet të sillen.

Kjo erdhi si pasojë e bllokimit të Ligjit për Shtetësi, nga ana e LSDM dhe VMRO, prandaj si kundër reagim në të njejtën monedhë, përmes amendamenteve, po ua kthen edhe Koalicioni ASH&AAA.

Kjo formë e bllokimit të punës së Kuvendit të RMV do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, sipas deklaratave publike të z. Sela dhe z. Gashi, ku për secilin ligj do të propozohen me mijëra amendamente, derisa kjo Qeveri të pranojë zgjidhjen e problemit të qytetarëve shqiptarë për shtetësi. Ky, njëherit është edhe kushti, apo vija e kuqe, për të cilën Koalicioni ASH&AAA nuk do të bëjë kompromis për debllokim të punës së Kuvendit.

Vlen të theksohet se të gjitha amendamentet e propozuara deri më tani, për herë të parë pas 30 viteve, pranohen vetëm në gjuhën shqipe.

nga kategoria