As “Zhan Mone” nuk e debllokon dot Parlamentit

e postuar më at 20:38
96 0

Analistët thonë se iniciativat si procesi i “Zhan Mone” janë të mirëseardhura, por nuk presin se do të japin ndonjë rezultat duke pasur parasysh mentalitetin e politikanëve të Maqedonisë së Veriut dhe mosinteresimi i tyre t’i zbatojnë rekomandimet evropiane.

Shpresat janë të vogla se dialogu “Zhan Mone” do të arrin të ndihmojë në zhbllokimin e punës së Parlamentit, në të cilën edhe më tej pengohet sjellja e mbi 130 ligjeve, ndërsa përplasjet ndërpartiake dhe kalkulimet edhe më tej vendosen para interesave të shtetit dhe qytetarëve. Formati “Zhan Mone” është menduar si takim mes përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe liderëve politik në Maqedoninë e Veriut, të cilat zhvillohen jashtë syve të opinionit, qëllimi i së cilës është zhbllokimi i dialogut politik. Qëllimi i Evropës edhe këtë herë është të ndihmon në përmirësimin e dialogut në relacion pushtet-opozitë, si dhe të kontribuon për uljen e tensioneve në raportet e tyre politike, me qëllim për të mundësuar punë efikase në Parlament. Ky format u shfrytëzua edhe në të kaluarën kur kishte bllokada në Parlament, kur njëjtë ndodhnin obstruksione gjatë sjelljes së rregullores së re të Parlamentit, kur parashtroheshin mijëra amendamente, kur uzurpohej foltorja e Parlamentit me heshtje, kur nuk mundej të sigurohej kuorum etj.

Por nga eksperiencat e kaluara të këtij procesi, duke se përveç shëtitjeve, drekave e darkave punuese në Bruksel e Ohër, politikanët nga Maqedonia e Veriut si duke aspak nuk kanë mësuar nga praktikat evropiane parlamentare të prezantuara në dialogun “Zhan Mone”, dhe me të drejtë parashtrohet dilema nëse Evropa e harxhon kot kohën e saj duke tentuar të gjejë zgjidhje dhe të ofron eksperienca në situatë kur këtu dikush vazhdimisht gjeneron probleme. Disa nga analistët thonë se iniciativat si procesi i “Zhan Mone” janë të mirëseardhura, por nuk presin se do të japin ndonjë rezultat duke pasur parasysh mentalitetin e politikanëve të Maqedonisë së Veriut dhe mosinteresimi i tyre t’i zbatojnë rekomandimet evropiane. “Kjo do të funksionon deri atëherë kur qytetarët nuk i dënojnë këto parti që po e bëjnë gjithë këtë bllokadë në Parlament. Partitë nuk do të heqin dorë nga bllokadat pa marrë parasysh nga presionet e ndërkombëtarëve, takimeve të liderëve (Zhan Mone) etj. Deri sa nuk fillon elektorati t’i dënon partitë jo konstruktive, domethënë deri sa nuk fillojnë partitë me bllokimin e parlamentit të humbasin rejting. Mendoj se ende nuk kemi ardhur deri aty, deri sa partitë me bllokimin e Parlamentit marrin rejting dhe mbështetje nga votuesit, ato nuk do të heqin dorë nga bllokada”, ka deklaruar për KOHA, Petar Arsovski, analist.

Nga ana tjetër, analisti politik, Blerim Hyseni shprehet se bllokimi i këtillë i parlamentit vjen si rrjedhojë e shumicës së ngushtë por edhe tendencës së partive për të përfituar poenë politik. Sipas tij procesi “Zhan Mone” mund të kontribuojë në zhbllokimin e dialogut, por përfaqësuesit politik janë të verbuar pas poenëve politike. “Mendoj që në një situatë të këtillë pandemike dhe kur ende s’është bërë një vit nga zgjedhjet parlamentare subjektet politike duhet të kenë parasysh edhe interesin e qytetarëve mbi të gjitha besimin e të cilëve e kanë marrë për ti ecur proceset përpara. Ndoshta për debllokimin e kuvendit dialogu ‘Zhan Mone’ mund të kontribuojë por vlerësoj që subjektet politike të verbuar pas poenëve politik shpesh harrojnë interesat e qytetarëve. Këtë situate po e përjetojnë me keq qytetaret të cilët tek e fundit kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre që të përfaqësohen dhe të mbrojnë mbi të gjitha interesat e tyre dhe jo ato të partive politike. Gjithmonë mund të gjendet një arsye për të bllokuar por kjo që po ndodh aktualisht mendoj që është e pa kuptimtë nëse kemi parasysh pandeminë dhe masat që janë ndërmarrë në këtë aspekt”, ka deklaruar për KOHA, Blerim Hyseni, analist.

Deputetët po luajnë me nervat e qytetarëve dhe kompanive që po e presin miratimin e pakos së pestë ekonomike në kohën e pandemisë. Koha po kalon, kriza po thellohet ndërsa marrëveshje nuk ka. Në Parlament nuk do të votohet për ligjet në lidhje me pakon e pestë të masave antikrizë derisa partitë në pushtet nuk grumbullojnë shumicë, gjegjësisht 61 deputet. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi dje pasdite e nënshkroi vendimin për shtyrje në kohë të pacaktuar të mbledhjes së 36-të që duhej të mbahej sot, ndërsa në të cilën përveç këtyre ligjeve kishte edhe 27 pika të tjera. Qeveria mbrëmë bëri thirrje deputetëve të cilët e bllokojnë punën e Parlamentit të tërhiqen nga ajo mënyrë destruktive e veprimit, por të njëjtët nuk treguan nëse do të ulen me opozitën dhe t’i shtjellojnë kërkesat e tyre, përkatësisht kërkesën për miratimin e ligjit për shtetësi. Edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi iu bëri apel deputetëve tjerë që të iu kthehen racios dhe mos të veprojnë për interesa të ngushta partiake. (koha.mk)

nga kategoria