As shërbimet sekrete nuk i mjaftuan Zaevit të sigurojë numrin e duhur të vaksinave (Video)

e postuar më at 18:14
121 0

As shërbimet sekrete nuk i ndihmuan Zoran Zaevit të sigurojë numrin e duhur të vaksinave për vaksinim masiv të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Vetë Zaev u lavdërua se ai dhe kolegë të tij nëpërmjet kanaleve të ndryshme kanë kërkuar vaksina, madje kanë kontaktuar edhe me shërbime sekrete.

-Kam kontaktuar shërbime sekrete, kemi miq që dikur kanë qenë diplomatë, ndërsa tash janë krerë të Mi6 dhe të tjerë, të na ndihmojnë. Unë, presidenti i shtetit, ministri i shëndetësisë, ministri për punë të jashtme, ministri për çështje evropiane më së tepërmi, por edhe kolegë tjerë nga Qeveria kemi bërë kontakte të panumërta vetëm e vetëm të arrijmë në kontratë për porosi dhe sa më shpejtë t’i kemi vaksinat”, deklaroi Zaev.

E çka është rezultati përfundimtar i këtyre kontakteve me shërbime sekrete? Kanë arritur gjithsej 11 mijë vaksina, 8 mijë nga Serbia dhe 3 mijë ruse.

Sidoqoftë, numri në letër i vaksinave është shumë më i lartë. “Nëse i numëroni 800 mijë vaksinat Fajzer, 833 nga Kovaks mekanizmi, 400 mijë kemi dy herë nga 200 mijë nga Kina, 200 mijë të porositura nga Rusia”.

Deri më tani, si fryt i vetëm i mundit të kësaj Qeveria kemi vaksinat ruse, të cilat poashtu nuk do të ishin marrë, me arsyet e anëtarësisë në NATO dhe mundësia e pasjes së numrit shumë të madh, si sasi e tepërt për nevojat e Maqedonisë së Veriut./SmartNews/

nga kategoria