Artan Grubi pranon mirënjohje nga njësiti “Tigrat” (Video)

77 0

Zëvendëskryeministri Artan Grubi është një nga zyrtarët qeveritarë dhe policorë që mori sot pllakatë jubilare nga Njësia Speciale Antiterroriste “Tigri”, në jubileun e 40 të themelimit të kësaj njësie.

Në këtë ceremoni u theksua roli që ka pasur gjatë katër dekadave në raste të ndryshme, kjo njësi si një ndër të parat e cila ishte themeluar që në kohën e ish Jugosllavisë dhe kishte marrë pjesë aktive në trazira dhe konflikte të armatosura. Në kohën e ish Jugosllavisë, që në vitin 1981 kur dhe u themeluan, “Tigrat” mbahen mend si ndër njësitet kryesore që kanë intervenuar ndaj protestave dhe demonstratave të asaj kohe në Kosovë dhe më pas edhe në Maqedoni.

Pas pavarësisë së shtetit, përveç se në demonstratat demonstratat në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Strugë, njësiti special “Tigri” kanë pasur fjalën kryesore edhe në shumë konflikte të armatosura gjatë dhe pas vitit 2001, ndër të cilat në biografinë e tyre theksohen beteja e Radushës, beteja e Haraçinës, “Stuhia malore” në Brodec si dhe së fundmi ndërhyrja në “Lagjes e Trimave” në Kumanovë.

Pas ndarjes së pllakatave dhe fjalimeve të zyrtarëve të lartë, në fund një delegacion i Qeverisë, i drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev, ministri Oliver Spasovski, ministrja Radmilla Sheqerinska dhe zëvendës kryeministri Artan Grubi, bënë homazhe në nder të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe në raste të tjera.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria