Në mes të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19 me një nënshkrim të zv.kryeministrit Artan Grubi, Maqedonia e Veriut hap Konzullatë Nderi në ski-qendrën serbe në Zllatibor, shkruan SmartNews.
Me një vendim të nënshkruar me datë 2 mars 2021, zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Veriut, Artan Grubi ka kërkuar dhe me këtë vendim të hyrë në fuqi më 3 mars ka autorizuar hapjen e Konzullatës së Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë, në qytetin e Zllatiborit.
Me vendimin Nr. 40-3029/1 të sjellë në mbledhjen e Qeverisë me datë 2 mars, Grubi e angazhon Ministrinë e Punëve të Jashtme të kryejë realizimin e urdhërit për themelimin e Konzullatës në Zllatibor./SmartNews/