Arsovski: LSDM-ja zvarrit miratimin e masave sepse buxheti është i zbrazur

e postuar më at 19:53
62 0

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e pengojnë punën e Kuvendit, përkundrazi ata janë aktiv për shumë tema të cilat janë në interes të qytetarëve”, deklaroi zëdhënësi i VRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. Sipas tij, në rast se pushteti, gjegjësisht LSDM-ja do të dëshironin që të votohet masa e pestë dhe t’i ndihmohet biznesit, atë do të mund ta bënin ditën kur u votua votëbesimi i qeverisë së Zoran Zaevit.

“Por pse nuk e bënë atë? Atë nuk e bënë sepse as atyre nuk iu konvenon që të votohet masa e pestë ekonomike, për shkak se nuk kanë mjete në Buxhet”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

 

nga kategoria