Smart News

Arsovska: Në vend të listës së VIP-ëve, duhej të ishin në listën e zezë të SHBA-së!

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj pranisë së disa figurave të njohura të dyshuara për korrupsion në pritjen e Ambasadës së SHBA-së me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në një postim publik, Arsovska i drejtohet ambasadores Angela Aggeler duke e uruar për festën, por edhe duke e pyetur me ironi:

“Nuk ju duket pak e çuditshme që në listën e VIP të ftuarve kishit persona që në fakt duhet të ishin në listën e zezë të sanksioneve amerikane?”

Ajo ka postuar edhe një fotografi ku shihen Visar Ganiu dhe Izet Mexhiti, duke theksuar se ndaj tyre ka “dëshmi të pakundërshtueshme për krim në të paktën 152 raste” dhe se po zhvillohen hetime serioze. Sipas saj, SHBA ka sanksionuar prej vitesh politikanë për dyshime për korrupsion, ndërkohë që në këtë rast kemi fakte konkrete, jo vetëm dyshime.

Arsovska përmbyll me një mesazh në anglisht, ku kërkon drejtësi për qytetarët e Maqedonisë që sipas saj janë nën “kërcënime serioze” nga Ganiu, Mexhiti dhe Ejup Ademi.

Exit mobile version