Kryetarja aktuale e Shkupit, Danella Arsovska, ka goditur me ironi të hollë bashkëpunimin e ngushtë midis VMRO-DPMNE-së dhe Visar Ganiut, kryetar i Komunës së Çairit dhe anëtar i koalicionit VLEN, transmeton Flaka
Në një postim në rrjetet sociale, Arsovska ka publikuar një montazh ku Ganiu shihet i veshur me kapelën e VMRO-DPMNE-së, ndërsa e shoqëron me tekstin ironik: “Висар не го даваме” – një frazë që evokon direkt retorikën nacionaliste të së kaluarës “името не го даваме” (emrin nuk e japim), e përdorur gjatë krizës për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Ky postim vjen në kohën kur marrëdhëniet mes partnerëve të rinj të qeverisë po kalojnë nëpër prova të ndryshme, dhe kur gjithnjë e më shpesh ngrihen dyshime për ndikimin e VMRO-DPMNE-së ndaj disa zyrtarëve shqiptarë në institucionet lokale dhe qendrore.
Arsovska, e cila më herët kishte përplasje të forta me VMRO-DPMNE-në dhe së fundmi akuzon Visar Ganiun për mbi 150 objekte paleje në Çair, duket se po e përdor ironinë si mjet për të denoncuar bashkëpunime që, sipas saj, po minojnë interesin qytetar dhe vlerat demokratike.
Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vetë Visar Ganiu ende nuk ka reaguar publikisht ndaj kësaj satire politike. Flaka