Arrin në 4.000 numri i të infektuarve me Covid-19 në Gostivar

e postuar më at 11:52
163 0

Pas stabilizimit dymujor të gjendjes me Covid-19, rajoni i Gostivarit gjatë dhjetë ditëve të fundit ballafaqohet me numër të rritur të rasteve të reja, ku sipas statistikave të Institutit për Shëndet Publik(IPSH) për momentin ka 227 të infektuar aktiv, përcjell SmartNews.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë diagnostifikuar gjithsej 3.969 veta. Me pasoja vdekjeprurëse 173 persona, ndërsa 3.569 janë shëruar. Periudhë më kritike për Gostivarin gjatë tërë pandemisë ishin mujat nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, kur përveç se në repartin infektiv gjithashtu vendoseshin në repartin internistik dhe neurologjik.

Deri më ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 9.845 raste aktive me Covid-19 me rajone më të goditura Shkup, Prilep, Kavadar, Ohër dhe Negotinë./SmartNews/

nga kategoria