Arrestohet tetovari, akuzohet për sjellje agresive ndaj policisë gjatë orës policore

e postuar më at 07:20
82 0

Një banorë i Tetovës është arrestuar nga policia pasi është konstatuar se ka shkelur orën policore, pas çka në mënyrë agresive është sjellë në mënyrë agresive ndaj policisë. Policia personin në fjalë ka takuar diku rreth orës 23:00 në rrugën “111” në Tetovë.

“Zyrtarët policorë kanë arrestuar 42 vjeçarin nga Tetova, i cili përveçse ka shkelur orën policore, ka pasur edhe sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë. Ai u ndalua në Stacionin policorë të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të pasoj edhe padi adekuate”, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

J X

nga kategoria