Më 06.04.2021, në Hamburg, zyrtarët e policisë nga Njësia për kërkimin e personave, Hamburg-Gjermani, në koordinim me Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor pranë MPB-ë, kanë privuar nga liria shtetasin e Maqedonisë, K.D, I cili kërkohej me fletarrest për të vuajtur dënimin me burg prej 17 viteve.
Sipas policisë, K.D është dënuar për shumë vepra penale si vjedhje të rënda, mashtrime dhe falsifikime të dokumenteve dhe do të dërgohet për të vuajtur dënimin me burg.
Sipas policisë, ky aksion është rezultat I bashkëpunimit të suksesshëm mes MPB-së dhe policisë gjermane.