Arrestohet dy shtetas shqiptar për grabitje në rajonin e Gostivarit

e postuar më at 12:29
72 0

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme (22-mars) rreth orës 22:30, në fshatin Negotinë e Pollogut, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 20-vjeçarin B.D. dhe 22-vjeçari K.D. të dy nga Republika e Shqipërisë. Të arrestuarit po qëndronin përkohësisht në shtëpinë e një banori të këtij fshati të Gostivarit.
“Për shkak të dyshimit se vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti kanë kryer një duzinë vjedhjesh të rënda në rajonin e gjerë të Vrapçishtit. Gjatë bastisjes të realizuar prej ora 22 deri ora 23 në hapsirat në të cilat kanë qëndruar shtetasit shqiptarë janë gjetur dhe me vërtetim janë konfiskuar 42 lloje të ndryshme të sendeve, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga vjedhjet, shumica e të cilave ishin kryer nëpër shtëpi të mërgimtarëve që punojnë jashtë vendit”, thonë nga MPB.

Dy shtetasit shqiptarë janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgatitet parashtresë adekuate, me të cilën do të sillen para gjykatësit në një procedurë paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar.

J X

nga kategoria