Smart News

Arlinda Imeri Shllaku emërohet ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas në Çair

 

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair ka emëruar znj. Arlinda Imeri Shllaku si ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga Kryesia e Forumit të Gruas, në funksion të fuqizimit të përfaqësimit të grave dhe strukturave lokale të partisë.

Lexoni më poshtë kumtesën e plotë:

KUMTESË PËR OPINION

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair njofton opinionin se sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Degës së Forumit të Gruas, ku në mënyrë unanime u vendos që znj. Arlinda Imeri Shllaku të emërohet si ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas të Aleancës për Shqiptarët – Dega Çair.

Ky vendim është marrë në frymën e bashkëpunimit, përfaqësimit të denjë të grave në politikë dhe fuqizimit të strukturave tona organizative në nivel lokal.

Njëkohësisht, kryesia e Forumit të Gruas së Degës Çair, me unanimitet të plotë, rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respektimin e vendimeve të Kryesisë Qendrore të partisë dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, duke kontribuar me përkushtim në realizimin e vizionit tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Çair
13 maj 2025

Exit mobile version