Në një postim në rrjetin social Facebook, Arbër Zajmi nga Levizja Vetvendosje tregon se ka marë konfirmimin nga Alicia Kearns, se deputeti i Aleancës për Shqiptarët në parlamentin e RMV-së, Halil Snopçe është deputeti i parë shqiptar që i bashkangjitet letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës e kritike ndaj Serbisë.
“Thirrje për deputetët që e kanë ende një fije ndërgjegje kombëtare.
Sot erdhi konfirmimi nga Alicia Kearns se deputeti i parë shqiptar që i bashkangjitet letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë në mbështetje të Kosovës e kritike ndaj Serbisë, është Halil Snopçe i “Aleancës për Shqiptarët”. Z. Snopçe përveçse deputet dhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është profesor universitar i matematikës së aplikuar.
Falemnderit z. Snopçe, shpresojmë që edhe të tjerë deputetë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi, t’i bashkangjiten letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke”.- shkruan Arbër Zajmi në rrjetin social Facebook