Deputeti Arbër Ademi është koordinatori i ri i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend, pas dorëheqjes së dhënë nga koordinatori i deritanishëm Izet Mexhiti, përcjell SmartNews.
Siç informojnë nga AIM, burime nga BDI kanë informuar se Arbër Ademi është emëruar koordinator i grupit parlamentar me nënshkrime nga të gjithë deputetët e grupit parlamentar të BDI-së, duke shtuar se është nënshkruar edhe koordinatori në largim Izet Mexhiti si dhe lideri i partisë, Ali Ahmeti.
Arbër Ademi është edhe kryetar i komisionit parlamentar për çështje evropiane./SmartNews/