Categories: Lajme

Arben Taravari takoi Vjosa Osmanin, e uroi liberalizimin e vizave

Në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga deputetët Adnan Neziri dhe Bujare Abazi, ka realizuar sot takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

“Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, theksoi kryetari Taravari pas takimit.

Kryetari i ASH-së, siç thonë shërbimet partiake, ka uruar presidenten Osmani për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pjesëmarrjen e Kosovës në formate dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Taravari njoftoi, po ashtu, se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, gjë që do të kontribuonte për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian.

admin2 admin2

Recent Posts

Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të…

2 hours ago

Çairi me 22 KAZINO – A po shndërrohet në “Las Vegasin” e Shkupit? (Video)

Premtimet për mbylljen e KAZINOV-e në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar vetëm fjalë boshe. Në…

3 hours ago

Luan Veliu: Koka dhe krahet që sigurojnë fitore që në raundin e parë!

Talat Xhaferi, Nexhadi Jakupi dhe Isak Lazami, Shef i shabit politik, bashke me Shefat e…

3 hours ago

Ministrja virtuale Diella, kryeministri Rama: Ajo nuk fle, nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale

Në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, kryeministri Edi Rama ka folur për përfshirjen…

3 hours ago

Nazim Taipi prezanton ekipin fitues të komunës së Tearcës

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi sot…

3 hours ago

Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me…

4 hours ago