Arben Taravari reagon ndaj apelit të kryeministrit Edi Rama

e postuar më at 26/03/2021
251 0

Me një postim në rrjetin social facebook, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherit sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kritikuar qasjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Edi Rama me apel për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut:Regjistrohuni (Video)

Taravari kritikon Ramën për neglizhencën e tij ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjen e fakteve dhe emrave që përdor në video apelin e tij drejtuar diasporës shqiptare të Maqedonisë së Verit.

“Më në fund, ai që na ka lakuar ne shqiptarëve në Maqedoni, është as më shumë e as më pak por vet kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama. Si fillim e falemnderojmë z.Ramën që u kujtua se në Maqedoni ka shqiptarë. Më mirë vonë se kurrë!
Por na vjen shumë keq kur dëgjojmë se si ngatërrohet keq me fakte e emra, sepse bashkëautor me azilantin e Hungarisë, që siç the ti nuk la dy gurë bashkë për ta huq regjistrimin paraprak është pikërisht ai që ju i thoni vizionar.”, shkruan Taravari. /SmartNews/

nga kategoria