Smart News

Arben Taravari, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Çeke, Jarosllav Ludva.

Taravari dhe Ludva zhvilluan një takim mjaft konstruktiv dhe të frytshëm, ku theksua se është shumë me rëndësi miqësia me Republikën Çeke si partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut në sferën e integrimeve evropiane dhe në shumë sfera tjera me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

“Gjatë këtij takimi me ambasadorin çek diskutuam për bashkëpunimin e të dyja vendeve sa i përket proceseve integruese. Diskutuam mbi tema që përfshijnë pushtetin lokal dhe problemet me të cilat ballafaqohemi në këto momente krize në shtetin tonë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndryshimet kushtetuese, si dhe për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen”, deklaroi kryetari I komunës së Gostivarit Arben Taravari pas takimit me ambasadorin çek në Shkup, Jarosllav Ludva.

Vlen të theksohet se komuna e Gostivarit, tradicoonalsiht ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me shtetet e Grupit të Vishegradit: Çekinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Poloninë.

https://www.facebook.com/100068893882688/posts/pfbid052dLvNGaD1AAccBLKX7FehKbCW7HATm1yGfGuCFmCMia9VX4bbwx7ypfuv6iwwEwl/?mibextid=cr9u03

Exit mobile version