Arben Taravari, i cili aktualisht është në mandatin e tij të dytë kryetar komune në Gostivar dhe kryetar i ASh-së, është politikani shqiptarë nga RMV që më së shumti ka vizituar SHBA-të me ftesë të vetë Depratamentit të Shtetit.
Për 7 vite aktiv në politikë, Taravari thuajse çdo vit ka qendruar për vizitë në SHBA.
Fillimisht me ftesë, ai vizitoi SHBA-të në vitin 2017-të kur mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë.
Me ardhjen në krye të Komunës së Gostivarit, ai këto gjashtë vite poashtu gati çdo vitë ka qendruar për vizitë në SHBA.
Edhe aktualisht ai qendron për vizitë në SHBA. Informacioni dje u konfirmua edhe nga vetë Ambasada amerikane në Shkup.
Sërish vizita vjen me ftesë të DASH-it.
Ai qendron atje së bashku me 6 kryetarë tjerë komunash nga RMV-ja. Por, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari është kryetar i vetëm i një komune shqiptari mesin e shtatë kryetarëve të komunave nga RMV që qendrojnë për vizitë në SHBA.
Gjatë kohës sa ai është aktiv në politikë, SHBA-të kanë tre ambasador të tyre në Shkup.
Duke filluar nga ambasadori Xhes Bejli, Taravari dëshmon se edhe me Kjet Meri Bërns që e zëvendësoi Bejlin dhe aktualisht me Anxhela Prajs Agiler, ka marrëdhënie të shkëlqyera. Për këtë, dëshmi janë takimet e shpesha që ka pasur me ta.https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid0Nb6Xj8gfgzSJpxmkJTnfigSC6YjGyimik7SQFbV41uMf6BcaaZ3P1khfZ516C5jbl/?mibextid=cr9u03
Së fundmi, derisa Taravari aktualisht ndodhet në SHBA, u ftua në darkë private nga ish ambasadori Xhejs Bejli në shtëpinë e tij.
Lindin pyetje: Çfarë shohin amerikanët te Taravari; Pse ky bashkëpunim dhe kjo besueshmëri; A e përgatisin amerikanët Taravarin për marrje përsipër të ardhmen e shqiptarëve në RMV dhe vetë drejtimin e shtetit?!SmartNews.mk