Smart News

Arben Taravari përkujton sakrificën e familjes Jashari: Kosova sot frymon Liri falë Heronjve të saj! 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka përkujtuar sot fillimin e asaj që njihet si “Epopeja e UÇK’së” e që lidhet direkt me sakrificën e familjes Jashari. Taravari shkruan se Prekazit me kalimin e viteve veçse i shtohet Madhështia dhe kjo ndodh se Jasharët me Flijimin e Tyre janë bërë Përjetësisht Simbol I këtij vendi!

“Prekazit me kalimin e viteve veçse i shtohet Madhështia dhe kjo ndodh se Jasharët me Flijimin e Tyre janë bërë Përjetësisht Simbol I këtij vendi!

Kosova Sot Frymon Liri falë Heronjve të Saj!
I Nderuar Qoftë Kujtimi i Tyre!
Nder dhe Lavdi!”, ka shkruar Arben Taravari.

Exit mobile version